Kush është Erika Frantzve, gruaja e Charlie Kirk dhe ish-Miss Arizona

Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të konservatorizmit amerikan dhe aleat i afërt i Presidentit Trump, u vra tragjikisht gjatë një aktiviteti publik në Universitetin Utah Valley.

31-vjeçari, drejtues i organizatës Turning Point USA, u qëllua me armë teksa po përgjigjej ndaj një pyetjeje nga audienca, në kuadër të turneut të tij “American Comeback”. Plumbi fatal e kapi në qafë dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore të menjëhershme, ai nuk arriti të mbijetonte.

Kirk la pas bashkëshorten e tij, Erika Frantzve, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël,  një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë 1-vjeçar.

Erika, një ish-Miss Arizona, modele, sipërmarrëse dhe udhëheqëse shpirtërore, ka qenë mbështetëse e palëkundur e bashkëshortit të saj.

Ajo shpesh ndante me ndjekësit momente të ngrohta familjare dhe e përshkruante Charlie-n si “një forcë që nuk frikësohet nga e vërteta”.

LEXO EDHE: Fjalët e fundit të Charlie Kirk, aleati i presidentit Trump para se të merrte plumbin fatal. Pamjet mund ta kenë 'kapur' vrasësin para dhe pas të shtënave

Në rrjetet sociale, figura të shumta publike, përfshirë Presidentin Trump dhe Senatorin JD Vance, kanë shprehur dhimbje për humbjen e tij. Trump e quajti atë “i dashur nga të gjithë, veçanërisht nga unë”.

LEXO EDHE: Harta e vrasjes, si u qëllua për vdekje Charlie Kirk, lirohen dy të arrestuarit, vrasësi në arrati

Ndërkohë, autori i sulmit vazhdon të jetë në arrati, ndërsa autoritetet janë në kërkim të tij.

Ngjarja ka ngritur sërish alarmin për sigurinë në aktivitetet politike dhe klimën e tensionuar në vend.