Përmbytet Durrësi, shikoni pamjet me dron! Lagje e dhjetra banesa nën ujë
Banorët e qytetit të Durrësit vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit, që përmbyti qytetin mëngjesin e sotëm. Edhe pse ora është 14:00 situata në shumë lagje të qytetit është vërtet problematike.
Syri Tv sjell pamjet me dron ku duket një sipërfaqe e madhe e qytetit nën ujë. Ndërkohë pamjet tregojnë se prezenca e ujit në rrugë është disa centimetra. Prezencë uji ka dhe në shumë shtëpi duke u shkaktuar dëme të mëdha të financiare.
Përmbytjet kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve. Shumë shkolla mbyllën dyert pasi ishin nën ujë
Situata është më kritike në zonën e stadiumit, në lagjen nr.17, në Shkozet dhe Ne kenet etj.