Qeveri e re me hajdutë të vjetër/ Rama mban Ballukun pas vetes, Albana Koçiu bëhet ministre e Brendshme, Spiropali shkon te Ministria e Jashtme
Edi Rama ka vendosur që Belinda Balluku të vazhdojë të jetë zëvendësja e tij, duke mbajtur sërish drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Kujtojmë se Balluku është akuzuar për disa nga aferat më të mëdha korruptive dhe financiare në historinë e qeverisjes shqiptare.
Ndërkohë në krye të Ministrisë së Brendshme do jetë një grua. Në krye të këtij dikasteri do jetë Albana Koçiu.
Kjo e fundit drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë deri tani.
Ndërkohë Elisa Spiropali do jetë në krye të diplomacisë.
LISTA
Zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë: Belinda Balluku
Ministre e Brendshme: Albana Koçiu
Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme: Elisa Spiropali
Ministër për Financat: Petrit Malaj
Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit: Blendi Gonxhe
Ministër i Mjedisit: Sofjan Jaupaj
Ministre e Arsimit: Mirela Kumbaro
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Evis Sala
Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit: Delina Ibrahimaj
Ministër i Drejtësisë: Besfort Lamallari
Ministër i Mbrojtjes: Pirro Vëngu
Ministër i Bujqësisë: Andis Salla
Ministër i Pushtetit Vendor: Ervin Demo
Ministre e Antikorrupsionit: Adea Pirdeni
Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendin: Toni Gogu
Ministria e Inteligjencës Artificiale: Diella