Rama nuk ngopet me pushtet/ Paralajmëron ndryshime në Kushtetutë: Të rishikohet ‘Territorialja’!
Me marrjen e shumicës parlamentare, me sa duket orekset e kryeministrit Rama për pushtet nuk kanë të ndalur. Teksa prezantoi ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar në katër vitet e ardhshme, në Asamblenë e PS, Rama duket se i ka vënë vetes një tjetër qëllim: Asgjësimin e autonomisë vendore.
Duke folur përpra socialistëve në Asamble, Rama paralajmëroi ndryshime në Kushtetutën e Republikës, duke njoftuar rishikimin e Hartës Territoriale, thuajse një dekadë pas miratimit të saj nga ligjvënësit e asokohe.
Qëllimi, siç shihet edhe nga Rama, që tashmë duke përdorur forcën e pushtetit, kërkon të marrë edhe bashkitë, duke e justifikuar këtë me intergimin e vendit në BE më 2030.
“Së treti, nevoja e një rishikimi të ndarjes administrative territoriale, komision të Posaçëm parlamentar, duke reflektuar ndryshime, me fokus mirë-përgatitjen për Shqipërinë 2030 në BE. Komisioni i kësaj reforme duhet të punojë më të njëjtin intenstitet. Së katërti, komision i posaçëm për reformën zgjedhore, depolitizim i administratës zgjedhore, dhe nxjerrja e rezultatit në një kohë normale të një vendi anëtar të BE,” tha Rama.