Vendoset stadiumi, Tirana do të presë Flamurtarin në ‘Selman Stërmasi’

Ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit, një nga takimet më të rëndësishme të javës së 3-të të kampionatit, do të luhet ditën e shtunë, në orën 16:00.

Pas pritjes së gjatë të tifozëve, është vendosur stadiumi ku do të zhvillohet kjo sfidë: kryeqytetasit do të presin vlonjatët në ‘Selman Stërmasi’.

Ky takim shënon rikthimin e Tiranës në këtë stadium pas disa muajsh, ku do të kërkojë të marrë pikët e plota dhe të forcojë pozicionin në renditje.

FSHF-ja ka dhënë miratimin për zhvillimin e ndeshjes në kryeqytet, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi final për këtë sfidë.