Këndoi nën zë këngën e Adem Jasharit, a do penalizohet policja shqiptare në Zvicër?

Një video e parë në rrjetet sociale para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Zvicrës dhe Kosovës ne Bazel ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik në Zvicër dhe Ballkan.

Në këtë video, e cila është bërë virale, shihet një police zvicerane me origjinë shqiptare e kantonit të Bazelit teksa lëviz buzët me një këngë kushtuar Adem Jasharit.

Nefail Maliqi, për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv tregon se policia e Bazelit ka njoftuar se është duke shqyrtuar ngjarjen dhe po vlerëson nëse sjellja e polices dëmton neutralitet institucional te funksionit te saj.

Lidhur më ketë,  policia zvicerane ne nje njoftim derguar redaksise sone, nder tjera thuhet se « Është e rëndësishme për Policinë Kantonale të Bazelit që punonjësit e saj të sillen në mënyrë neutrale, veçanërisht kur mbajnë uniformat e tyre, informon Maliqi.