'Vrasja tragjike e Charlie Kirk'/ Studentët rrëfejnë momentin e tragjedisë: Nuk e kuptuam çfarë po ndodhte, ishte e tmerrshme
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e së mërkurës në kampusin e Universitetit të Utah-ut, ku 31-vjeçari Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të së djathtës amerikane, aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump, u qëllua me armë zjarri gjatë një tubimi përreth 3,000 studentëve dhe mbështetësve.
Incidenti ndodhi në orën 12:20 sipas kohës lokale, ndërsa Kirk ishte ulur nën një tendë me mbishkrimin “KTHIMI AMERIKAN”.
LEXO EDHE: 'I Madhi, Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur'/ Presidenti Trump jep lajmin e hidhur
Studentë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes tregojnë momentet e tmerrshme që panë.
Porter Lafeber, një student i Universitetit të Luginës së Utah-ut, ishte vetëm 15 metra larg Kirk kur u qëllua.
Ai rrëfen se fillimisht po filmonte ngjarjen kur dëgjoi të shtënën dhe menjëherë u fsheh:
"Fillimisht nuk e kupton vërtet se çfarë po ndodh derisa të ndodhë. Charlie nisi të rrëzohej nga podiumi, të gjithë filluan vraponi në drejtime të ndryshme. Ishte thjesht e pasigurt."
Një tjetër student, Brock Anderson, tha:
"Është e frikshme, teksa autori është ende i lirë, na bënë të ndihemi edhe më të pasigurt në vendin tonë".
Pranë vendit të ngjarjes, njerëzit kanë vendosur buqeta të ndryshme lulesh për të nderuar Kirk, ndërsa kërkimi për autorin e sulmit vazhdon.
Studentët që ishin dëshmitarë thonë se ky moment tmerri do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre, duke theksuar pasigurinë dhe frikën që përjetuan në një ditë që filloi si një tubim politik i zakonshëm.