VIDEO/ Pamje të reja. Ja si u mbushën kutitë me vota në Vlorë për zgjedhjet e kryetarit në PD

Lulzim Basha mund të jetë zgjedhur me 91% të votave në krye të PD-së, por faktet që tregojnë parregullsitë gjatë procesit të votimit sa vijnë e bëhen më evidente.

SYRI.net ka siguruar të tjera video gjithmonë të procesit të votimit në Vlorë që tregojnë se persona të ndryshëm votojnë 2-3 herë në të njëjtën kuti, dhe askush nuk bën asgjë për ti ndaluar.

Dyshimet dhe zërat që flasin për një farsë në procesin zgjedhor për kryetar të PD-së sa vijnë e bëhen më konkrete me provat e pakundërshtueshme që po dalin çdo ditë në pah, dhe për të cilat Komisioni i Zgjedhjeve në PD, i drejtuar nga Jemin Gjana nuk ka thënë asnjë fjalë.

Zgjedhjet në PD duhet të ishin sot konfirmimi më i fortë i funksionimit të demokracisë në atë parti si bastioni i fundit i këtij ideali në Shqipëri, por me një kryetar të zgjedhur sipas modelit komunist mbi 90% të votave dhe procesin e degraduar në votime familjare apo akoma më keq me mbushje kutish, por pritshmëritë u tradhtuan, shkruan SYRI.net.

Provat flasin vetë.