‘Mesazhi i SHBA ishte i qartë, Rama s’ka këllqe t'i luftojë kartelet’/ Çollaku: Krimi investon në ndërtim, ai që s’firmos lejet, ikën nga detyra!

Gazetari Basir Çollaku e sheh deklaratën e të ngarkuarës me punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn si një mesazh të qartë për kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Çollaku tha se persona të lidhur me kartelet e drogës në Amerikës Latinë kanë qenë mysafirë të Ramës në zyrën e tij shtetërore, ndaj deklarata e VanHorn ishte për t’i thënë kryeministrit që t’i japë prioritet luftës së trafiqeve dhe krimit të organizuar.

Por një prioritet i tillë, sipas Çollakut nuk pritet nga Rama, pasi janë po këta trafikantë që dalin nga kartelet që investojnë në sektorin e ndërtimit nën bekimin e zyrtarëve shqiptarë, edhe për shkak të gjenerimit të miliardave euro që vijnë nga bota e drogës.

Madje gazetari lë të kuptohej se dorëheqja e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha erdhi për shkak të refuzimit të këtij të fundit për t’u dhënë leje ndërtimi, trafikantëve të lëndëve narkotike.

Njerëz që kanë bujtur në zyrën e tij, janë njerëz nga ky kartel dhe mesazhi i zonjës së ambasadës amerikane që kanë prioritete të njëjta. Kjo qeveri se ka këtë prioritet por a do të dalë kundër vullnetit amerikan kundër kartelit e pastrimit të drogës, sigurisht që këllqet e Ramës s’janë.

Njerëz të mikluar e bekuar nga Rama tashmë janë në tefterën e tjetërkujt, atë të zyrtarëve të SHBA. Kartelet kanë miliarda euro, VanHorn përmendi dy organizata të goditura nga SHBA në dy muajt e fundit që kanë trafikuar 40 ton kokainë, bëhet fjalë pë miliarda euro 10 miliardë. Këto janë grupe shqiptare, po sa të tilla janë?!

Sa të listuara janë të CIA, FBI, EUROPOL, EUROJUST,  janë 14 mijë shqiptarë që jetojnë në këtë pellg të kokainës. Trafikantët shqiptarë kanë një lidhje pushteti të madh, marrin leje ndërtimi, kush i firmos?! Kryebashkiakët e bashkive firmosën, ata që s’firmosin, i pamë dha dorëheqjen.

Grupi parlamentar i PS që ka në përbërje njerëz të financuar nga droga, besoj se do të reflektojë sot pas qëndrimit të SHBA. Edhe vizita e Dumanit në SHBA, s’kemi tashmë një dekoratë, u kthye jo siç vajti.

Kishin dhënë shenja me këto komisione, shokët e Charles që janë ende në sistem, duhet të vazhdonin qëndrimin e ngathët e të ngurtë e jo reagues ndaj ministrave të lidhura.