Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër, autori Ragip Gila del para gjykatës për masën e sigurisë

Ragip Gila, i dyshuar si autori i vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin e Shkodrës, ka mbërritur këtë të enjte në Gjykatën e Shkallës së Parë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar ndaj tij masën më të rëndë të sigurisë, “arrest me burg”, ndërsa seanca po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Gjyqtare e çështjes është Ermira Dedja, ndërsa prokuror i çështjes është Pjerin Çukaj.

Sipas hetimeve paraprake, Gila akuzohet për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Krajës, si dhe për plagosjen e rëndë të Erogen Vasos dhe Meri Kacerrit, gjatë një atentati që ndodhi pak ditë më parë në Shkodër.