Tragjedia/ Identifikohet viktima në Durrës: Baba i tre fëmijëve humb jetën nga shtylla elektrike e dëmtuar (EMRI)

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Durrësit ditën e sotme, kur një burrë 44-vjeçar humbi jetën pas kontaktit me ujin dhe kabllot elektrike të një shtylle të dëmtuar, që ndodhej në mes të rrugës.

Tragjedia ndodhi në një zonë të përmbytur nga reshjet e dendura, ndërsa banorët dhe bizneset përreth raportojnë se paralajmërimet për rrezikun e shtyllës ishin bërë prej ditësh, por askush nuk ndërhyri për ta eliminuar atë.

Mësohet se viktima është Fatbardh Kaloshi, baba i 3 fëmijëve.

LEXO EDHE: 'Tragjedi në Durrës'/ Bie në kontakt me korentin e shtyllës së dëmtuar, humb jetën qytetari. Paralajmërimet e banorëve u injoruan nga institucionet

Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbarte shtylla e dëmtuar, por askush nuk është kujdesur për të.

LEXO EDHE: E trishtë/ Humbi jetën nga shtylla e dëmtuar, autoritetet e lënë trupin e të ndjerit për një orë në mes të rrugës