'I Madhi, Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur'/ Presidenti Trump jep lajmin e hidhur
Presidenti Donald Trump ka njoftuar në platformën e tij Truth Social se aktivisti konservator amerikan, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë.
“I Madhi, madje Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur”, shkroi Trump.
Kirk, 31 vjeç, u qëllua me armë zjarri gjatë një aktiviteti në Universitetin e Luginës së Utah-ut të mërkurën pasdite.
Çfarë ndodhi?
Sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi gjatë një seance pyetje-përgjigje, ku Kirk po diskutonte mbi fenë, çështjet LGBT dhe dhunën me armë. Në momentin kur iu bë një pyetje për këtë të fundit, ai u qëllua në qafë.
Një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon momentin kur ai bie në tokë menjëherë pas të shtënës.
• Të shtënat u raportuan rreth orës 12:20 me orën lokale.
• Kolegë të Kirk thanë për CBS News se ai ishte në “gjendje kritike” dhe “nuk dukej mirë” para se të ndërronte jetë.
• Universiteti konfirmoi se plumbi u qëllua nga një distancë prej rreth 200 jardësh (182 metra).
• Kampusi u mbyll menjëherë pas incidentit.
• Një i dyshuar është vënë në paraburgim.
Vdekja e Charlie Kirk, një figurë qendrore e lëvizjes konservatore amerikane dhe një nga aleatët më të afërt të ish-presidentit Trump, ka tronditur skenën politike dhe mediatike në SHBA.