SYRI TV/ Projekti shemb banesat në qendër të Durrësit, banorët protestojnë: Jemi jashtë rrezes së amfiteatrit
Një projekt i ri që synon sipas qeverisë të ktheje lagjen numër 1, 2 dhe 3 në Durrës në një zonë historike ka sjellë reagimin e mbi 100 familjeve që kanë protestuar duke kërkuar që banesat e tyre mos te preken. Ata deklarojnë se janë kundër shembjeve pasi jetojnë prej dekadash në këtë zonë dhe nëse nuk merren masa do të përshkallëzojnë protestat e tyre. Ndërkohë që teksa kanë parë edhe vlerën e shpronësimeve, theksojnë se janë shumë të ulëta me çmimet që janë aktualisht.
SYRI TV
Më shumë së 100 familje në lagjen numër 1, 2 dhe tre të Durrësit kanë vijuar protestën e tyre kundër shembjeve te banesave të tyre të ndërtuara shumë dekada më parë në një nga zonat më të rëndësishme historike të qytetit të Durrësit. Disa prej banorëve shprehen se nëse nuk do të merren masa do të përshkallëzojnë protestën e tyre. Madje ata kerkojnë rishikim të projektit. Edhe pse nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar, banorër shprhen se e kanë parë emrat e tyre në fletoren zyrtare të shpronësimeve, dhe kundërshtojnë jo vetem shembjen por edhe velerne e shpronësimeve
Vendimi është marrë në fund të muajit gusht nga qeveria Rama për shpronësimin e 74 familjeve që preken nga projekti TID, që do të zbatohet në atë që qeveria e ka cilësuar parku arkeologjik i qytetit, Qeveria Rama ka miratuar vlerën e shpronësimit 315.5 milionë lekë, që do të përballohet nga buxheti i shtetit për dëmshpërblimin e 74 familjeve, që banojnë dhe ushtrojnë aktivitetin përgjatë bulevardit “Epidamn” të qytetit. Projekti i Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim që do të aplikohet në zonën historike në qendër të Durrësit synon ruajtjen e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e biznesit dhe turizmit në qytet. Nga ky projekt preken rreth 200 banesa dhe biznese