'Nuk është IA'/ Tokio e 'La Casa de Papel' zbulon shtatzëninë
Úrsula Corberó është në pritje të ëmbël!
Aktorja që pushtoi zemrat e fansave të “La Casa de Papel” me rolin e Tokios, ka zbuluar se do të bëhet nënë. Ajo dhe aktori argjentinas, Chino Darín janë në një lidhje të gjatë prej kohësh dhe duket se kanë vendosur për një tjetër hap të rëndësishëm.
Úrsula e dha lajmin përmes një fotoje shumë të thjeshtë. E veshur me një fustan të bardhë nate duke prekur barkun e rrumbullakosur me duar, ajo shkroi: “Kjo nuk është IA.”
Një detaj që ra në sy dhe ndoshta mund të jetë e dhëna e fshehtë për gjininë e bebes, gjendet te fustani i saj. Në të ka një shirit rozë duke nënkuptuar se në jetë mund të vijë një vajzë.
Çifti u njoh në vitin 2016, në sheshxhirimin e “La Embajada” dhe e ka mbajtur lidhjen larg vëmendjes publike.
Përpara se të konfirmonte shtatzëninë, Úrsula ka folur për instinktin e mëmësisë dhe për kohën. Në një intervistë me Vogue España në gusht 2023, ajo tha:
“E kam përfytyruar gjithnjë veten si nënë të re, por ti kupton se realiteti është ndryshe dhe vitet kalojnë”, duke pranuar sesi ritmi i jetës dhe karriera e ndryshuan idenë e saj.
Ajo rrëfeu edhe për lidhjen me Darín dhe përvojën sesi bashkëjetesa me familjen e tij gjatë pandemisë i përforcoi qartësinë. Pavarësisht ngarkesës dhe karrierës, ajo ndihej gati për një kapitull të ri në jetë.