Anri Bala: Qeveria të ngrejë mekanizma për të luftuar kartelet e drogës
Gazetari Anri Bala, i ftuar në studion e “Çim Peka Live”, theksoi se qeveria e “lufton” drogën dhe kartelet nëpërmjet mekanizmave dhe institucioneve.
Sipas tij, qeveria duhet të ngrejë mekanizma që institucionet të arrestojnë kriminelët.
“Ajo që më bën përshtypje është deklarata që do punojmë me qeverinë që lufton drogën. Normalisht çdo qeveri e lufton drogën.
Problemi është që nëse qeverinë e kemi bashkëpunëtore të krimit dhe drogës. Këtë duhet të na e thonë të paktën partnerët ndërkombëtarë.
Nuk e besoj se ka qeveri që lufton, janë institucionet e drejtësisë që luftojnë drogën, kartelet. Nëse nuk i kemi, qeveria duhet të ngrejë mekanizma që institucionet të arrestojnë kriminelët.
Nuk mund të dalë Rama të kërkojë kriminelë. Nëse janë bashkëpunëtorë...”, tha gazetari Anri Bala në “Çim Peka Live”.