'Punonjësit e AKU kokë turku', gazetari Hoxhaj: Nuk ka agronomë, qeveria genocid me sigurinë ushqimore

Në një intervistë për SYRI TV, gazetari Julian Hoxhaj denoncoi qeverinë për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në krizën e sigurisë ushqimore në vend. Sipas tij, nëse ka fajtorë që shkojnë përtej kriminales, përgjegjës kryesor është qeveria dhe kryeministri.

Është shumë e rëndë ta thuash, është genocidale, por pikërisht qeveria duhet të mbajë përgjegjësi,” u shpreh Hoxhaj. Ai theksoi se disa muaj më parë, kryeministri ndërhyri në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke goditur institucionin dhe duke e bërë jo funksional.

Hoxhaj shtoi se institucioni duhet të reformohej në mënyrë të tillë që të merrte kompetenca, autoritet dhe të punësonte specialistë të kualifikuar me integritet profesional.

Gazetari paralajmëroi se sot Shqipëria nuk ka asnjë pikë sigurie ushqimore: 'të gjitha burimet ushqimore nuk certifikohen, nuk kalojnë filtra dhe hidhen direkt në treg. Ekspertë nga Universiteti Buqesor i Kamzës kanë ngritur alarmin për mungesën e agronomëve në institucionet përgjegjëse.'

Hoxhaj ngriti pyetjen: “Kush mban përgjegjësi për pesticidet që hyjnë në Shqipëri? Kush janë personat apo tregtarët që fusin plehra kimike në vendin tonë?” Ai kritikoi drejtuesit e institucioneve, që sipas tij amnistohen dhe bëhen “koka turku” punonjë të thjeshtë, duke lidhur vendimet e tyre me oligarkë të mëdhenj dhe me favorizimin e qindra milionë euro tendera nga qeveria dhe kryeministri Rama.

Gazetari vijoi duke theksuar se politizimi i institucioneve si AKU ka çuar në vendosjen e njerëzve të paaftë në krye të tyre, pa asnjë lidhje me sigurinë ushqimore, duke lënë Shqipërinë në rrezik të madh për shëndetin publik.

Hoxhaj: 

Une bie dakord me zotin Sharka që nëse ka një fajtor, dhe një përgjegjës që shkon përtej kriminales, por është shumë e rëndë ta thuash, është genocidale, është pikërisht qeveria.

Pra përgjegjesi kryesor është qeveria, duke nisur nga kryeministri e deri tek strukturat e tjera përgjegjëse, sepse para pak muajsh ishte ky kryeministër që i dha një goditje Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU.

Pra ishte i pari që goditi këtë institucion që me të mirat e të këqijat e veta, unë mendoj se nuk duhej goditur, pra për ta shkrirë, për ta bërë jo funksional ashtu siç deklaroi kryeministri por do duhej reformuar në menyrë të tillë që institucionit ti jepej kompetencë, ti jepej autoritet dhe në institucion të punësoheshin njerëz të cilët kanë potencial dhe integritetin profesional, kanë arsimin e duhur, pra janë specialistë të cilët mbajnë edhe përgjegjësi profesionale por dhe përgjegjësi ligjore për punën që bëjnë.

Sot Shqipëria nuk ka, po them asnjë pikë sigurie ushqimore, për shkak se të gjitha burimet ushqimore, nuk certifikohen, nuk kalojnë asnjë filter, pra merren dhe hidhen direkte në treg.

Sot kemi ekspertë të ndryshëm që vijnë nga universiteti buqesor i Kamzës, të cilët ngrënë alarmin dhe thonë që sot në institucionet përgjegjëse apo nëpër rrethe, nëpër qarqe, në institucione të tjera, nuk ka agronomë.

Sot, kush mban përgjegjësi për pesticidet që hyjnë në Shqipëri? Kjo është pyetja e parë, sepse këtu fillon, këtu është origjina e problemit.

Kush janë personat apo tregtarët, apo importuesit e mëdhenj që fusin plehra kimike në Shqipëri?

Këtu duhet të ngremë gishtin, po kush janë drejtuesit e institucioneve, sic është rasti në akuzë, kush janë këta drejtues që po amnistohen, dhe bëhen 'koka turku', pikërisht 2 punonjës, a kanë ata lidhje me oligarkë të mëdhenj, me njerëz që qeveria dhe kryeministri i ka përkëdhelur gjatë këtyre viteve duke u dhënë qindra milionë euro tendera?

Pikërisht sepse institucionet si AKU janë politizuar duke i drejtuar njerëz të paaftë, duke vendosur në krye të këtyre institucioneve njerëz politikë pa asnjë lidhje me sigurinë ushqimore dhe sot bëjnë koka turku pikërisht 2 të rinj.