‘SPAK i ka amnistuar’/ Gjoni: ShBA nuk bashkëpunon me qeveri që pastrojnë paratë e karteleve të drogës...
Deputeti i zgjedhur i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas njoftimit të ambasadës amerikane në Tiranë, e cila ngriti alarmin për për grupet kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në postimin e tij në Facebook, Gjoni ka theksuar se ‘SHBA sot njoftoi se nuk bashkëpunon me qeveri që marrin përsipër të pastrojnë paratë karteleve të drogës dhe çojnë në Parlament delegatët e tyre!’
‘Kthimi i Shqipërisë në një oaz të bandave nisi me projektin qeveritar të kanabizimit të vendit të denoncuar nga Arben Ahmetaj, teksa sot bandat falë Edi Ramës kanë përfaqësues në Parlament dhe në pushtetin vendor’, shkruan Gjoni.
Postimi i plotë:
SHBA sot njoftoi se nuk bashkëpunon me qeveri që marrin përsipër të pastrojnë paratë karteleve të drogës dhe çojnë në Parlament delegatët e tyre!
Pas Departamentit Amerikan të Shtetit është e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA në Shqipëri Nancy VanHorn që ngriti alarmin për grupet kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku u shpreh se grupet shqiptare janë kthyer në rrezik edhe për vetë SHBA.
Ajo ishte e qartë kur e shpreh se grupet kriminale pastrojnë para në Shqipëri.
Ndërkohë prej kohësh Sali Berisha ka ngritur alarmin se grupet kriminale i pastrojnë paratë në ndërtim dhe në turizëm dhe monopolin e lejeve të ndërtimit në këtë vend e ka Edi Rama, që deri tani SPAK e ka amnistuar.
Nancy Van Horn u shpreh qartë se SHBA do të thellojë bashkëpunimin vetëm me qeveritë që përputhen me këtë nivel fokusi dhe angazhimi në luftën kundër krimit, duke nënkuptuar se nuk do bashkëpunojnë me qeveri që kanë venë shtetin në dispozicion të krimit të organizuar.
Kthimi i Shqipërisë në një oaz të bandave nisi me projektin qeveritar të kanabizimit të vendit të denoncuar nga Arben Ahmetaj, teksa sot bandat falë Edi Ramës kanë përfaqësues në Parlament dhe në pushtetin vendor.