Sulmi me thikë në shkollën franceze, kush ishin të plagosurit dhe autori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkollën e Mesme Hortikulturore në Antibes, në departamentin Alpes-Maritimes të Francës jugore, ku një mësues dhe një nxënës u plagosën në një sulm me thikë.
Policia bëri të ditur se autori i sulmit është një ish-nxënës 18-vjeçar i shkollës, i cili në momentin e ngjarjes ishte i veshur me pantallona kamuflazh dhe një bluzë të zezë. Ai u arrestua menjëherë pas ndërhyrjes së forcave të rendit.
Sipas raportimeve, viktimat janë një mësues 52-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, dhe një nxënës 16-vjeçar që ka pësuar lëndime të lehta. Autoritetet konfirmuan se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
“Faleminderit policisë për ndërhyrjen e tyre të shpejtë dhe angazhimin shembullor në këtë situatë jashtëzakonisht të tensionuar, një simbol i rritjes tragjike të dhunës në vendin tonë”, deklaroi përfaqësuesi republikan i distriktit, Eric Pauget.