‘Qeverisemi nga kartel e jo politikanë’/ ‘Sinaloa i shkoi në zyrë Ramës’, Balliu: Gjithçka në dorë të mafies, Trump e ka prioritet luftën kundër tyre!
Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu tha se bojkoti i Parlamentit ka qenë një rrugë e provuar nga demokratët, dhe si e tillë ajo është kritikuar nga opinioni publik, si një vendim i gabuar.
Në intervistën e mesditës në edicionin e lajmeve në Syri Tv, Balliu tha se përballë situatës në të cilën ndodhet vendi, edhe me rënien e pluralizmit politik, opozitës i mbeten shumë pak ‘armë’ në duar për t’u përballur me një qeveri kartel.
Sipas Balliut, zgjidhja mbeten protestat në rrugë dhe ndezja e zjarrit të qytetarëve në rang kombëtar, një detyrë kjo e opozitës, theksoi ligjvënësi i zgjedhur.
Për Balliun, ka pasur financime nga brenda dhe jashtë vendit për të shkatërruar opozitën, ndërsa autoritetet në Shqipëri nuk e hetojnë çështjen McGonigal, e cila flet qartë për këtë sulm ndaj liderit të PD dhe opozitarëve të tjerë.
‘SHBA janë të qarta për luftë kundër krimit të organizuar’, theksoi ndër të tjera deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili tha gjithashtu se krimi i organizuar dhe kartelet janë prioritet i presidenti Trump, një prioritet që u rikonfirmuar edhe nga e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VonHorn.
Hyrja në parlament ose jo, rrugë e provuar nga ne dhe është kritikuar nga opinioni publiku si vendim i gabuar. Planet e opozitës për protestat janë instiktive për PD, ajo çfarë duhet të shihet, është forma e protestave se si duhet të jenë.
Një qeveri që ne akuzojmë për qeverisje me bandat, të kërkojmë debat publik me ta, s’bën sens dhe duhet të ketë përballje. E vetmja formë, të bashkosh dhe qytetarët në këtë aksion të opozitës, është të shikojnë që opozita bën sakrificat e saj përballë shtetit. Ndezja e zjarrit në rang kombëtar, detyra e opozitës. Kemi diktaturë bandash kriminale. Vendimet e zgjedhjet i bën mafia, e ka thënë edhe eurodeputeti që erdhi për vëzhgim në Shqipëri.
Në këtë kontekst, opozitës i mbeten pak armë për t’u përballur, kur bie parlamentarizmi, armët e opozitës në parlament janë të shkërmoqura. Ndërkohë që drejtësia në Shqipëri nuk heton McGonigal, parlamenti s’e lejon Komisionin Hetimor, ndërsa Departamenti i Drejtësisë në SHBA merret me të. Ndërsa këtu heshtje. Përballje ka në parlament e rrugë.
Janë bërë me mijëra arrestime qytetarësh, edhe unë kam qenë në burg. Sa qytetarë të tjera kanë bërë 9 muaj burg, s’e kanë mbrojtur shtëpinë e vet?! Është e njëjta monokraci. Ajo çfarë ka çaluar në aksionet tona të kaluara, kemi përgjegjësi për fitoren e humbjen, aksioni i kaluar ka qenë mungesë konsistence në disa aksione të opozitës. Financimi nga mafia kombëtare e ndërkombëtare për shkatërrimin e opozitës.
SHBA janë të qarta për luftë kundër krimit të organizuar. Krimi i organizuar, kartelet janë prioritet i presidenti Trump. A s’është Sinaloa, që ka shkuar në zyrën e kryeministrit Rama. Banda Troplini që ka Portin e Durrësit, më të rrezikshmet në mafien ndërkombëtare. Qeveria është në dorën e mafies e karteleve. Ndaj e thirrën Dumanin ën SHBA. Ne qeverisemi nga kartele e jo politikanë.
Dosje turpi ndaj Shqipërisë, hetimi ndaj liferit të opiztës, Sali Berisha dhe mbajtja e tij në arrest. Ne jemi pushtet karteli e duhet ta trajtojmë si të tillë. Nëse s’e trajtojmë si kartel këtë qeveri, ne nuk bëjmë dot betejë.