Heqja e ‘arrestit në burg’/ Meta, i drejtohet Gjykatës së Lartë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i kërkon Gjykatës së Lartë lirinë.
Avokatët e tij mësohet se kanë depozituar pranë kësaj gjykate kërkesën e kreut të PL.
Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e bërë nga mbrojtja e Ilir Metës për masën e sigurisë.
Pritet që ditët në vijim të caktohet data dhe trupa gjykuese për shqyrtimin e rekursit.
LEXO EDHE: Kalimi i dosjes për gjykim/ GJKKO cakton datën e Seancës paraprake për Metën
Meta kërkon prishjen e vendimit të dy shkallëve të tjera të gjyqësorit
Kujtojmë se më parë Apeli i GJKKO kundërshtoi kërkesën e Metës për ndryshim mase.