‘Nepali’ nuk ndodh në Shqipëri se ne kemi fb!!

Nga Basir Çollaku/

Nepali, nën nervin e të rinjve, i vuri flakën problemit, parlamentit dhe banesave të disa udhëheqësve politikë. Shkrepësja disi demokratike ishte mjeti për të parë, dëgjuar dhe bindur, kur tejkalimi i pushtetit ishte i pamatshëm. Beogradi ka muaj në një përpjekje të thellimit të protestave por Vuçiç u mjaftua me një nuk jam diktator dhe vijon reagimin për të mos ikur. Franca është pushtuar nga protestat e dhunshme kundër Macron. Greqia e paralizuar nga një tjetër protestë. Maduro u bë esëll i rrethuar nga forca ushtarake pas luftës radikale të SHBA kundër karteleve. Kur trafikantët e kokainës fluturuan në ajër nga zjarri i armëve, begas kërkon bisedime e ujdi.

Po në Tiranë?!

As njëra as tjetra. Nepali nuk ndodh jo sepse zjarrfikëset i kemi duke shuar zjarret nëpër pyje. Ndonëse gjendja është autokraci me surrat ngjeshur ngjitur me diktaturën. Nuk ndodh sepse ne dashurojmë mungesën e demokracisë. Sepse ne ndoshta jemi çmendur aq shumë, sa meritojmë të çmendurin që kemi.

Zgjedhjet nuk ekzistojnë sepse nuk do Kryeministri

Kryeministri ka kapur dhe u këndon pinin

Parlamentin

Qeverinë

Policinë e Shtetit të kthyer në PP, Polici e Pushtetit.

Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm

Prokurorinë Speciale SPAK,

Gjykatat e çdo lloj, niveli nga Shkalla e Parë deri në atë Kushtetuese

Këshillin Gjyqsor dhe atë të Prokurorisë

Shërbimin Informativ

Ekonominë

Biznesin

Pronën publike dhe private

Mediet, kombëtare dhe ato lokale me përjashtime të rralla

Diplomatët, të vendeve të mëdha e të vogla me përjashtime episodike

Segmente opozitare, të cilët prehërohen në tendera, leje, rehati ekonomike të kontrolluar prej Tij. PD duhet të ndezë një flakë përcëlluese, për të mos u djegur vetë nga zjarri i pushtetit të Ramës.

Shoqëri civile është thjesht një term i asgjësuar, kryesisht janë grupe të paguara të Soros, apo zyrtarësh qeverie

Eksodi ka zbrazur vendin duke pakësuar në ekstrem numrin e qytetarëve reagues. Ata janë bërë diasporë, ndonëse janë më shumë se pjesa e mbetur brenda kufijve.

Studentët kanë rënë në kurthin e miopisë së injektuar të pushtetit

Nëpër fshatra kosi, qumështit, pulat, shkojnë nga qyteti, sikur të ishin turistë.

Hidrocentralet kanë djegur mundësinë e përdorimit të ujit për vaditje e ujësjellës duke shpërdoruar burimet e pafundme. Edhe uji për të pirë vjen nga qyteti nëpër katunde pasi vishet me kostum plastik. Ai për përdorim shtëpiak me turne sipas agjendës elektorale.

Speca, domate, tranguj, groshë, janë mysafir nga Serbia, Greqia, Lindja e Perëndimi. Ndërsa banjot i kemi ndërtuar me forcat tona. Nuk duam partneritet. Sajohemi vetë...!!! Fb kemi. Tik toku do lirohet nga burgu avash avash. Mjaft janë...