Kalimi i dosjes për gjykim/ GJKKO cakton datën e Seancës paraprake për Metën

GJKKO cakton datën 25 shtator ora 11.00 për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK.

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar.

Gjoka do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen për gjykim, ta kthejë sërish dosjen në SPAK ose të pushojë hetimet.