Korçë/ Vodhi para e mallra në një lokal dhe tentoi të vidhte të thyente një tjetër dyqan, arrestohet 25-vjeçari

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili gjatë natës ka kryer një sërë veprash penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., banues në Korçë, pas hetimeve të kryera mbi dy kallëzime të ndryshme.

Nga provat e mbledhura dyshohet se ky shtetas, në lagjen nr. 7, ka vjedhur një shumë parash dhe mallra të ndryshme në një lokal, si dhe ka tentuar të vjedhë një dyqan tjetër, ku kishte dëmtuar kangjellat dhe thyer xhamat.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse 25-vjeçari është autor edhe i vjedhjeve të tjera të ngjashme në zonë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vodhi një shumë parash dhe mallra në një lokal dhe tentoi të vidhte me thyerje në një dyqan, gjatë natës, identifikohet dhe arrestohet 25-vjeçari.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi nga hetimet e kryera mbi dy kallëzime, dyshohet se gjatës natës, në lagjen nr. 7, ky shtetas:   

-ka vjedhur një shumë parash dhe mallra të ndryshme në një lokal;
-ka tentuar të vjedhë në një dyqan, pasi ka dëmtuar kangjellat dhe ka thyer xhamat.   

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.