Tokat e shkrumbuara për ndërtime/ Korreshi: Pas një zjarri të madh në Fier, çuditërisht projekti ishte gati… Rama kalon çdo gjë

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQTO në Syri tv ka qenë i ftuar deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjën Saimir Korreshi.

Në bisedë më moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën e fundit politike në vend dhe vendimet e qeverisë. Pas zjarreve në vend është hedhur ideja që këto hapsira të djegura  të përdoren si zona ndërtimi.

Saimir Korreshi: Sivjet ka filluar ndërtimi, po ka ca vjet që ka filluar pjesa e paneleve diellore apo resorteve. Do të  kujtoni zjarrin që ra në Fier afër plazhit të Semanit para ca vitesh, askush nuk e përmendi. Çuditërisht aty kishte projekte për resorte madhore, çuditërisht pa u fikur akoma zjarri. Apo për tokat bujqësore që u ndryshon ditën për diell, çuditërisht  zëri kadastral nga produktive në inproduktive. Sepse ligji për panelet diellore në atë kohë parashikonte që tokat të cilat duhet të jepen për ndërtimin e këtyre fotovoltaikeve, duhet të jenë në prona inproduktive. Pra toka që nuk prodhojnë, siç mund të jenë, këneta. Moçale apo toka të tjera të kripura që nuk japin prodhim bujqësor.

Unë kam një rast në dorë, me mijëra hektarë tokë. Jam në fund të mbledhjes së informacioneve e pastaj do ta bëj publike për një nga oligarkët më të mëdhenj që çuditërisht ka blerë një tokë në Fier dhe që çuditërisht kjo toka ka kaluar nga arë tek kjo pjesa inprduktive .

Kalojmë tek zjarret. Unë mendoj dhe siç besova dhe që e shkruajta për zjarrin që kishte rënë në Fier në zonën e Semanit që do të bëheshin këto resortet apo parqet fotovoltaike. Absolutisht që e besoj dhe e them me plot gojën që kryeministri i cili nuk e di se ku është , paska patur kohën me 25 gusht ndërkohë që Shqipëria digjej dhe i bie pastaj që ky ka qene ai që krifet. Çuditërisht në veshin e këtyre oligarkëve, sepse nuk ka mundësi tjetër

Na premtuam edhe gjatë fushatës ato avionët, që ato avionë nuk erdhën kurrë. Pamë xhirot me helikopterë që vinin vërdallë kot sa për të thënë njerëzve që ja ne po punojmë, por nuk e ulën kurrë kovën për të marrë ujë , etj… Kështu që nuk është pak ajo që the që me vendim të Këshillit të ministrave po bëhen çudira dhe me vendim të KM tashmë kalon çdo gjë. Ndryshuan edhe hartat e gjyqësorit. Kështu që tek kjo punë  sa të bësh një gjyq për këtë punë, kundër një vendimi do 15 vjet ta mbarosh. Këta e kanë çuar në kolaps të gjithë sistemin e drejtësisë. Sepse ju e patë që një miniprotestë që kam bërë unë me disa qytetarë të Lushnjës ka qenë sepse këta ja vunë me të prerë pemët. Unë nuk e di por këta e kanë luftën me çdo gjë që qetëson qytetarët në këtë lloj makutërie e maskarallëku që e ka mbytur këtë shtet….