Polonia rrëzoi 10 dronë rusë në hapësirën e saj ajrore, dëmtuan një banesë! Tusk mbledh qeverinë, BE: E qëllimshme!
Mbi 10 dronë rusë u zbuluan nga radarët e ushtrisë polake gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës perëndimore. Ushtria polake e quajti ‘akt agresioni” shkeljen e paprecedentë të hapësirës ajrore.
. “Si pasojë e sulmit të sotëm të Federatës Ruse në territorin ukrainas, ka ndodhur një shkelje e paprecedentë e hapësirës ajrore polake nga objekte të tipit dron. Bëhet fjalë për një akt agresioni që ka krijuar një kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë”, theksoi komanda operative e ushtrisë polake në një mesazh në X.
Mediat polake bëjnë me dije se droni rus ka goditur një shtëpi në qytetin Wyryki Wola, në rajonin e Lublinit, pranë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë. Polsat News raportoi se çatia dhe parkimi i ndërtesës u dëmtuan. Nuk ka persona të lënduar. Kryebashkiaku Mariusz Zanko deklaroi se “banorët dëgjuan shpërthimin dhe panë gjithashtu avionët luftarakë polakë. Situata është mjaft e vështirë dhe shqetësuese; ka me të vërtetë një ankth të madh mes banorëve”.
Kryeministri Donald Tusk ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme (ora 08:30) të Këshillit të Ministrave, për të diskutuar me ministrat përgjegjës për sigurinë e shtetit.
Aeroporti kryesor i Varshavës është rihapur i pari, pak para orës 7. Një zëdhënës i agjencisë polake për shërbimet e navigimit ajror ka deklaruar për televizionin TVN24 se edhe aeroportet e Modlinit dhe Rzeszoë-it janë rihapur. Aeroporti i Lublinit mbetet përkohësisht i mbyllur, raporton The Guardian.
Reagon BE
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas e quajti "shkeljen më të rëndë të hapësirës ajrore evropiane nga Rusia që prej fillimit të luftës, dhe gjithçka tregon se ka qenë një akt i qëllimshëm, jo aksidental.
Jam në kontakt me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rutte, dhe me ministrin e Jashtëm polak, Sikorski. BE-ja është plotësisht në solidaritet me Poloninë”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.
Reagon Zvicra
“Shkeljet e hapësirës ajrore polake nga Rusia gjatë natës janë të papranueshme. Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës përbën një kërcënim për sigurinë e gjithë Evropës. Polonia ka çdo të drejtë të mbrojë hapësirën e saj ajrore. Ne i japim mbështetjen tonë të plotë Polonisë, si aleate e NATO-s dhe anëtare e BE-së. Suedia dhe Polonia janë të bashkuara në mbështetje të Ukrainës”, shkroi në një postim në X kryeministri suedez, Ulf Kristersson.
🇵🇱 Wyryki (Lubelskie): rosyjski dron uderzył w dom. Uszkodzony dach i samochód
— Monitor Życia (@IrishGod6) September 10, 2025
🔴 Polsat News informuje, że w miejscowości Wyryki (pow. włodawski) dron pochodzenia rosyjskiego uderzył w budynek mieszkalny. Uszkodzony został dach oraz auto stojące na posesji.
🟡 Według… pic.twitter.com/vni7q402J3