Masakra në Shkodër! Pas dëshmisë së Brajoviç, hetuesit do marrin në pyetje kamerieren e plagosur

Pas dëshmisë së Erogen Vaso Brajoviq sot hetuesit do të pyesin kamerieren Meri Kaceri, e cila mbeti e plagosur në masakrën e Shkodrës.

Të hënën në mëngjes në një lokal në Shkodër në afërsi të bashkisë u qëlluan për vdekje dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërmjet të plagosurve është edhe kamerierja e lokalit i cila është jashtë rrezikut për jetën.

Në dëshminë e tij të parë Ragip Gila, i arrestuar nga policia si autori i dyshuar i masakrës në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamerierja Meri Kaceri, ka deklaruar se objektivi i tij ishte vetëm Erogen Vaso Bajroviç, vëllai i Denis Bajroviçit, me të cilin pretendon se kishte një konflikt personal.