Bajrami: Jam gjithmonë gati për Kombëtaren, ndaj Serbisë na pret një ndeshje e madhe
Mesfushori Nedim Bajrami u shpreh i lumtur për fitoren e Shqipërisë ndaj Letonisë, duke theksuar rëndësinë e tri pikëve dhe përgatitjet për sfidën e ardhshme kundër Serbisë. Ai tha se është gjithmonë gati për Kombëtaren, pavarësisht minutave të pakta në klub.
“Nuk kam luajtur shumë kohët e fundit, por për Kombëtaren jam gjithmonë gati. Ky ishte shansi im dhe më e rëndësishmja është që morëm 3 pikët. Pas ndeshjes së fundit bëmë analizën siç duhet dhe sot e nisëm me agresivitet. Jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Tani duhet të kthehemi në klubet tona dhe të mendojmë për sfidën e madhe ndaj Serbisë, ku duhet të japim maksimumin për të marrë sërish tri pikë. Unë ndihem më mirë si mesfushor pas sulmuesit, por kur më jepet mundësia luaj edhe në krah. Rëndësi ka që të ndihmoj Kombëtaren dhe të vazhdojmë rrugën tonë drejt Botërorit.”