Qazim Laçi: Treguam dëshirë dhe karakter, ndaj Serbisë na pret një sfidë e vërtetë
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, ka folur pas fitores së rëndësishme kundër Letonisë. Ai vlerësoi lojën dhe përpjekjet e skuadrës, duke theksuar se finalizimi mbetet pika ku duhet punuar më shumë.
“Që nga minuta e parë treguam dëshirë për ta fituar këtë ndeshje me çdo kusht. Krijuam raste si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, por na mungoi finalizimi. Kemi folur me shokët e skuadrës, sidomos me ata që krosojnë, pasi nuk është gjithmonë e lehtë të çash mbrojtjen kundërshtare. Si ndaj Serbisë, edhe sot ndeshja nuk ishte e thjeshtë. Për fat të keq nuk shënuam më shumë, por jemi të kënaqur me performancën. Shpresoj që goli të vijë edhe në Beograd. Na pret një ndeshje e vërtetë, por treguam se nuk e kemi frikë Serbinë. Duhet të punojmë mbi finalizimin, sepse çdo aksion do të jetë vendimtar dhe duhet ta mbyllim sa më shpejt.”