VIDEO/ Franca fitore me vuajtje ndaj Islandës, Norvegjia i shënon 11 gola Moldavisë, ‘ok’ edhe Portugalia

Mbrëmja e kualifikueseve të Botërorit 2026 ka dhuruar spektakël dhe gola të shumtë në pesë ndeshjet e luajtura. Franca siguroi një fitore të vuajtur 2-1 ndaj Islandës. “Gjelat” shënuan me penalltinë e Mbappé-së dhe golin e Barcola-së, ndërsa nga minuta e 67-të luajtën me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Tchouameni-t

Francë – Islandë 2-1

Portugalia fitoi 3-2 në transfertë ndaj Hungarisë, falë golave të Bernardo Silvas, Cristiano Ronaldos dhe João Cancelos, duke marrë një tjetër sukses vendimtar në grup.

Hungari – Portugali 2-3

Sfidën më spektakolare e dhuroi Norvegjia, që shkatërroi Moldavinë me rezultatin 11-1. Protagonist absolut ishte Erling Haaland, i cili realizoi plot 5 gola. Nga ana tjetër, për Moldavinë u aktivizua në minutat e fundit mesfushori Kristian Dros, që aktivizohet te Vllaznia në Superiore.

Norvegji – Moldavi 11-1