VIDEO/ Serbia dorëzohet para Anglisë, pëson pesë gola në Beograd

Humbje e thellë 0-5 e Serbisë përballë Anglisë në Beograd.

Pjesa e parë e sfidës Serbi – Angli foli qartë për “Tre Luanët”, të cilët shënuan dy herë brenda pak minutash. Fillimisht, në minutën e 33-të, Harry Kane u gjend i lirë në zonë pas një krosimi nga këndi të Declan Rice. Kapiteni anglez goditi saktë me kokë dhe topi, pasi u përplas në shtyllë, përfundoi në rrjetë, duke zhbllokuar rezultatin.

Vetëm dy minuta më pas, në të 35-tën, Noni Madueke përfitoi nga një asist i bukur i Morgan Rogers. Sulmuesi i Chelsea-t pa portierin Petrovic të dalë dhe e mposhti me një goditje të zgjuar, duke dyfishuar shifrat dhe duke çuar Anglinë në avantazh 0-2.

Serbi – Angli 0-5

Në pjesën e dytë (52'), Kosna realizoi golin e tretë pë 'Tre Luanët'. Pas daljes me karton të kuq të Milenkovic-it realizuan edhe Guehi dhe Rashford me 11-metërsh.