Christensen dhe Lewandowski, fat të përbashkët në fund te sezonit

Barcelona po përgatitet për një ndryshim të madh në organikën e saj, me dy lojtarët kryesorë, Andreas Christensen dhe Robert Lewandowski, që do të largohen në fund të sezonit 2025-2026. Sipas raportimeve të Diario Sport, Christensen dëshiron të qëndrojë te klubi katalanas sa më gjatë të jetë e mundur, por vendimi nuk varet më nga ai. Drejtori sportiv i Barçës, Deco, nuk është dakord për rinovimin e kontratës së mbrojtësit danez.

Kjo nënkupton se edhe Lewandowski nuk do të marrë një rinovim të kontratës, e cila përfundon në 2026. Në fund të marrëveshjes, Christensen do të jetë 30 vjeç.

Vendimi i Barcelonës është pjesë e një strategjie afatgjatë për klubin. Drejtuesit po shqyrtojnë tashmë zëvendësuesit e mundshëm të Lewandowskit, duke konsideruar blerje të jashtme, por edhe opsione të brendshme si Lamine Yamal dhe Ferran Torres.

Kontrata e Lewandowskit përfshinte një klauzolë që i siguronte vazhdimin në sezonin aktual, për sa kohë që luante të paktën 55% të ndeshjeve me një minimum prej 45 minutash në fushë. Ai përmbushi këtë kriter, duke garantuar pjesëmarrjen e tij për këtë sezon. Në tri vite me Barcelonën, Lewandowski ka shënuar 101 gola në 149 ndeshje, duke lënë gjurmë të thella në klub.