SYRI TV/ Refuzoi t’i jepte votën, ‘ndëshkohet’ qytetari, denoncimi nga bashkia Roskovec: Policia ndërtimore i shemb magazine

Një banor i fshatit Vidhishtë, bashkia Roskovec ka denoncuar prishjen e murit rrethues dhe një magazine nga policia bashkiake. Kujtim Kuqo ka theksuar se një veprim i tillë vjen si ‘ndëshkim’ nga pushteti për shkak se ai ka refuzuar hapur t’i jepte votën burrit të kryebashkiakes, Majlinda Bufi. Sipas tij, murin dhe magazinën e kishte ndërtuar me leje.

Syri tv

Ditën e hënë Kujtim Kuqo dhe familja e tij, në fshatin Vidhishtë, kanë përjetuar disa orë makthi dhe frike. Policia ndërtimore e bashkisë Rroskovec, i ka shembur murrin rrethues dhe një magazinë afro 35 metra katrorë, për të cilat bashkia pretendon që i ka ndërtuar pa leje. Por vet qytetari shprehet se i ka me certifikatë pronësie dhe të legalizuara. Sipas tij, veprimi i policisë ndërtimore vjen si ‘ndëshkim’ për shkak se ai ka refuzuar ti jap votën PS të Roskovecit në dy raste të ndryshme

Kuqo gjatë rrëfimit të tij tregon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Ai madje akuzon policinë ndërtimore se pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin, i ka fshehur atë të legalizimit të magazinës.

Bashkëshortja e tij, tregon se në momentin e aksionit të shembjes së magazinës, brenda saj ndodheshin disa shpendë por edhe tonelata të tera me farogjerë.

Ky nuk është rasti i parë që PS dhe kryebashkiakia e Roskovecit Majlinda Bufi, denoncohen për hakmarrje ndaj banorëve që refuzuan dhënien e votës në zgjedhjet e fundit.