Sulmi në kryeqytetin e Katarit, zyrtari izraelit: Me dakordësinë e Trump! Vritet lideri i Hamasit për Bregun Perëndimor

Lideri politik i Hamasit, Khalil al-Hayya, raportohet të ketë humbur jetën gjatë sulmit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) që synoi udhëheqjen politike të kësaj lëvizjeje. Lajmi bëhet i ditur transmetuesi izraelit Kan.

Katari konsiderohet një nga mbështetësit kryesorë politikë dhe financiarë të Hamasit, i cili udhëheq në Rripin e Gazës, dhe strehon disa anëtarë të udhëheqjes së lëvizjes islame palestineze.

Gjithashtu, siti izraelit i informacionit Inn raporton se edhe Zaher Jabarin, kreu i Hamasit për Bregun Perëndimor, është viktimë e operacionit izraelit.

Një zyrtar i lartë izraelit tha për Inn se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka miratuar sulmin” në kryeqytetin e Katarit, Doha, duke shtuar se “kishte konsensus mes elitave politike dhe të sigurisë”.

Izraeli e quajti operacionin në Katar “Dita e Gjykimit” (Atzeret HaDin). Emri i referohet festën hebraike Shemini Atzeret, gjatë së cilës Hamas sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023.