Shpërthime në Doha, Izraeli: U godit udhëheqja e lartë e Hamasit! Reagon Katari: Sulmi i pabesë, nuk e tolerojmë

Izraeli ka ndërmarrë një sulm kundër lidershipit të Hamasit në Doha, bëri të ditur një burim izraelit për CNN pasi një shpërthim u dëgjua në kryeqytetin e Katarit.

Burimi nuk specifikoi kush ishte objektivi, por udhëheqësit e Hamasit prej vitesh e kanë përdorur kryeqytetin e Katarit si seli jashtë Gazës.

Pak pas shpërthimit, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) publikuan një deklaratë ku thuhej se kishin goditur “udhëheqjen e lartë” të Hamasit me “një sulm të saktë”, në një operacion të përbashkët me agjencinë e sigurisë Shin Bet.

Deklarata nuk përcaktoi vendndodhjen e saktë të operacionit, por identifikoi se ai ishte zhvilluar jashtë Gazës.

Për vite me radhë,  anëtarë të udhëheqjes së Hamasit që kanë drejtuar operacionet e organizatës terroriste, janë përgjegjës direkt për masakrën brutale të 7 tetorit dhe kanë orkestruar dhe menaxhuar luftën kundër Shtetit të Izraelit.”

Një zyrtar i lartë i Hamasit i konfirmoi CNN-it se se objektiv i sulmit në Doha ishin negociatorët e grupit. Të hënën, kryenegociatori i Hamasit, Khalil Al-Hayya, u takua me Kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, në Doha.

Kjo është hera e parë që Izraeli ka kryer një operacion në Katar. Ky i fundit ka reaguar duke e quajtur sulmin të pabesë dhe se nuk do të tolerohet.

Katari: Sulmi izraelit, një “shkelje flagrante” e ligjeve ndërkombëtare

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Katarit e quajti “shkelje flagrante” e ligjeve ndërkombëtare

Dr. Majed Al Ansari tha se sulmi goditi një objekt banimi “ku jetojnë disa anëtarë të politikë të Hamasit në kryeqytetin, Doha”.

Ai shtoi se sulmi përbën një “shkelje flagrante” të ligjeve ndërkombëtare, si dhe një “kërcënim të madh” për ata që ndodhen në Katar.

“Shteti i Katarit dënon fuqishëm këtë sulm dhe konfirmon se nuk do të tolerojë këtë sjellje të pakujdesshme të Izraelit dhe ndërhyrjet e vazhdueshme në sigurinë e rajonit, si dhe çdo veprim që synon sigurinë dhe sovranitetin e tij,” përfundon deklarata.