SYRI TV/ Masakra në Shkodër, në kërkim dy bashkëpunëtorë! Akuzohen për sigurim kushtesh për vrasjen

Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës në lidhje me ngjarjen e djeshme ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Në kërkim janë shpallur Barush Bregu, 39 vjeç (i njohur edhe me emrin Bajram Bregu), dhe një 17-vjeçar.

Këto dy persona dyshohet se kanë bashkëpunuar me Ragip Gilën në lidhje me këtë ngjarje.

Sipas policisë dy personat kanë furnizuar me armatim Ragip Gilën për ngjarjen e mëngjesit të së hënës që tronditi Shkodrën. Nga hetimet dhe kërkimet në lidhje me ngjarjen blutë e Shkodrës kanë gjetur një banesë në lagjen ‘Guerrile’ që kishte armë dhe municione, që mbaheshin nga dy personat e shpallur në kërkim.

Banesa e cila ishte në pronësi të një shtetasaseje që ishte jashtë vendit mbahej për aktivitet kriminal nga Barush Bregu dhe 17-vjeçari. Gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet një armë automatike, 6 pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore, një automjet tip audi me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës dhe 5 dronë. 

Ndërkohë para uniformave blu, Ragip Gila ka deklaruar se objektivi i tij ishte Erogen Vaso Brajoviç. Sipas 30 vjeçarit ai kishte një konflikt me Brajoviç dhe ky i fundit e kishte kërcënuar. 

‘Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam pasur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë të tjerët nuk i njihja’

Ndërkohë pak orë daljes së dëshmisë së Gilës ka reaguar për mediat dhe Erogen Vaso Brajoviç duke u shprehur se ai nuk ka asnjë lidhje me asnjë grup kriminal në Shkodër. 

‘Distancohem plotësisht nga informacione që lidhin personin tim me emra dhe grupe të caktuaa në Shkodër. Jam sipërmarrës në disa biznese, një pjesë trashëguar nga babai im gjithashtu ai sipërmarrës deri në fund të jetës, ish-futbollist i Shkodrës dhe kombëtares shqiptare”

Erogen Brajoviçi është vëllai i Denis Brajoviç, që u ekstradua në korrik nga Dubai për llogari të dosjes “Metamorfoza”, në të cilën akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit alias Boriçit.  Mëngjesin e së hënës, rreth orës 08:50 në një lokal në lagjen “Qemal Stafa’, Ragip Gila hapi zjarri ndaj shënjestres Erogen Vaso Brajoviç i cili mbeti i plagosur ndërsa plumbat preken edhe Armando Palin dhe Liridon Krajën të cilët ndërruan jetë. Gjithashtu nga të shtënat mbeti e plagosur dhe kamarierja e lokalit, Meri Kaceri.