SYRI TV/ Celibashi ligjëron abuzimet në zgjedhje: Përdorimi i pushtetit, normale!

SYRI TV

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Cerlibashi ligjëron përdorimin e pushtetit, fondeve dhe administratës nga Edi Rama në zgjedhje. Në konferencën për gazetarët Celibashi u shpreh se kjo përdorje është normale madje ndodh kudo. Celibashi ka anashkaluar pyetjet e gazetarëve që e përballën me shkeljet në proces me argumentin se po i analizojnë dhe do i referojnë në prokurori.

Për Ilirjan Celibashin përdorimi i pushtetit, fondeve dhe administratës nga qeveria e Edi Ramës është diçka normale. Në të njëjtën linjë si kryeparlamentarja Spiropali, që për ngjrje të rënda shprehej, se për këto bëhen edhe filma edhe kreu i KQZ-së, deklaron se ky abuzim në zgjedhje ndodh kudo. 

Procesin e Diasporës, e cilësojë të rregullt, ndërsa për rastet e publikuara me prova në media dhe nga opozita, Celibashi u mjaftua me fjalët se rastet i analizojnë.

Ndërsa vlerësoi procesin e Diasporës, kur u pyet për faktin se përse nuk kryhet pagesa ndaj DHL-së, Celibashi theksoi se kërkon nga kjo Postë që ti nënshkruaj një procesverbal, që do ti hiqte atij përgjegjësinë para ligjit për abuzimet dhe tjetërsimin e votave nga mosrespektimi I kontratës.

Ndërsa fliste për standard të zgjedhjeve, Celibashi u vu përball provave se si komisionerët e Partisë Socialiste janë kapur me zë e figurë duke manipuluar votën në kutitë e votimit, por sipas Celibashit këto nuk e cenojnë standardin e zgjedhjeve, dhe se rastet do i adresojnë ne Prokurori.

Por edhe në këtë rast, gazetarët e kanë vënë sërish në dyshim përgjigjen e kruet të KQZ-së për faktin, se pas manipulimit të zgjedhjeve këta komisionerë ia hedhin paq.