“Sot kam paraqitur dorëheqjen time nga detyrat e mia si Kryeministër (…) në mënyrë që të ndërmerren hapa drejt një zgjidhjeje politike dhe zgjidhjes së problemeve”, tha Oli në një letër drejtuar presidentit, e cila u botua në shtyp. Oli, 73 vjeç, u betua korrikun e kaluar për një mandat të katërt si kryeministri i 14-të i vendit që nga shfuqizimi i monarkisë në vitin 2008. Qeveria e Olit hoqi ndalimin e mediave sociale disa orë më parë pasi demonstratat u bënë  të dhunshme. Dje, policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër protestuesve që u përpoqën të pushtonin parlamentin. Një dëshmitar okular i tha Reuters se protestuesit dogjën goma në pika të ndryshme në Unazën Rrugore që rrethon Katmandunë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/September/09/auto_nepal11757418809.jpg", "width": 900, "height": 515 } }

VIDEO/ Kryeministri u dorëhoq pas demonstratave dhe 19 të vrarëve, por protestuesit i vënë zjarrin Parlamentit! 2 viktima të tjera

Pavarësisht se kryeministri i Nepalit, K.P. Sharma Oli njoftoi sot dorëheqjen e tij, një ditë pasi protestat kundër bllokimit të mediave sociale dhe korrupsionit u shtypën me dhunë nga policia dhe lanë 19 persona të vdekur në vend, sulmet dhe trazirat kanë vijuar.

Godina e radhës që e pësoi ishte ajo e Parlamentit, të cilës iu vendos flaka.

Protestat vazhduan të ishin intensivë, teksa i vunë flakën zyrave të partisë në pushtet. Sipas gazetës Guardian, mijëra protestues sulmuan parlamentin e vendit dhe i vunë flakën njërës prej ndërtesave.

LEXO EDHE: Tentoi të ndalojë rrjetet sociale, protestat e përgjakshme detyrojnë kryeministrin e Nepalit të japë dorëheqjen

Sipas disa mediave ndërkombëtare, dy persona të tjerë vdiqën sot në përleshjet me policinë.