SYRI TV/ 79- vjetori i Kryengritjes së Postribës/ Boçi: Luftuan për dinjitet kundër diktaturës - Noka: Postriba nuk e pranoi komunizmin

Në Shkodër u përkujtua 79 vjetori, I kryengritjes së Postribës, e para kryengritje antikomuniste. Të pranishëm në homazhe ishin edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike,Flamur Noka dhe deputeti luçiano  Boçi, të cilat ndërsa përkujtuan sakrificën e atyre që u ngritën  kundër diktaturës, duke deklaruar se pas shumë vitesh, vendi sërish  përballet me një tjetër diktaturë.

Syri tv

9 shtatori 1946 shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të përballjes së shqiptarëve me instalimin e diktaturës komuniste.

79 vite nga kryengritja e Postribës, në Shkodër u përkujtua sot lëvizja e parë antikomuniste,  në Shqipërinë e cila sapo ishte vendosur nën regjimin komunist. Në homazhet dhe ceremoninë përkujtimore në nder të 79-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, morën pjesë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Sekretari I përgjithshëm I PD, Flamur Noka dhe deputeti demokrat Luçiano Boçi vlerësuan guximin dhe sakrificën e qytetarëve që u ngritën kundër diktaturës. Noka dhe Boçi deklaruan se pas kaq vitesh, Shqipëria përballet sërish me një tjetër diktature që kërkon përballje për të rikthyer demokracinë në vend. 

Megjithëse u shtyp  nga regjimi, kryengritja e Postribës cilësohet si një simbol I rezistencën antikomuniste ndërsa, pas kësaj lëvizje, nisën  gjyqe ushtarake, pushkatime, burgime dhe internime nga diktatura komuniste.