​Berisha paralajmëron shqiptarët: Rama ka vendosur teknologjinë më policeske të përgjimit të çdo regjistrimi, po kontrollohen qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje publike ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë për qytetarët shqiptarë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ngritur një sistem total të përgjimit masiv dhe shkeljes së privatësisë.

Sipas Berishës, përmes teknologjisë më të avancuar dhe më policeske të regjistrimit të çdo komunikimi, e instaluar nën mbulesën e bllokimit të TikTok-ut, qeveria po përgjon në mënyrë të fshehtë qytetarët shqiptarë, gazetarët dhe çdo zë kritik.

Ai e cilëson këtë zhvillim si ndërtimin e “shtetit më policesk të planetit”, me ndihmën e institucioneve shtetërore si AKEP dhe emrave të përfshirë, përfshirë Vlorë Hysenin dhe ish-eksponentë të Sigurimit të Shtetit.

Fjala e tij: 

Së dyti, unë do të paralajmëroj shqiptarët se tek Edi Rama janë zgjuar dhe ulërijnë demonët e etërve të tij xhelatë.
Ai po punon ditë e natë për ndërtimin e shtetit më policesk të planetit.
Dhe ai nuk po e fsheh këtë më, po tregohen të verbër dhe konformistë njerëzit ndaj tij, kurse ai publikisht ai kur vendosi bllokimin e TikTokut, vendosi të gjithë teknologjinë e regjistrimit të përgjithshëm të çdo lloj komunikimi në Shqipëri, teknologji të cilën nuk e ka vendosur asnjë vend tjetër, sepse ajo është teknologjia më policeske, me të cilën kontrollohet totalisht privacia e çdo qytetari, shqiptar apo të huaj.
Ky operacion është kryer nëpërmjet AKEP-it dhe famozes Vlora Hyseni.
Ky operacion është një akt policesk i shëmtuar, por tani dora-dorës me Uluziun dhe eksponentin mafioz të Sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi, një nga përfaqësuesit më të shëmtuar të mafies së Sigurimit të Shtetit shqiptar, po kompleton kodin në mënyrë që ta përdorë informacionin për të ndëshkuar qytetarët dhe gazetarët.