Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Tmerr në Zvicër, i dyshuari sulmon kalimtarët me sharrë dhe zinxhirë

Të paktën pesë persona janë plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, pasi një i dyshuar filloi të sulmonte njerëzit në një rrugë, në qytetin zviceran Schaffhausen.

Policia nuk dha më shumë detaje për sulmin por njoftoi se  kishte mbyllur qendrën e qytetit në kufirin gjerman.

Pronari i një dyqanit tha për mediat lokale se një burrë me sharrë me zinxhir ishte duke ecur nëpër rrugë dhe filloi të sulmonte kalimtarët .

Policia tha se autori i krimit është ende i lirë dhe se pas sulmit makabër është arratisur në drejtim të paditur /SYRI.net/