Lutje para gjykatës për Bolsonaro/ Brazil, qytetarët mbështesin ish presidentin e akuzuar për grusht shteti
Mbështetësit e ish-presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta përkrahur para gjyqit ndaj tij për akuzat për një grusht shteti.
Ata u mblodhën në Basilia, ku ndezën qirinj dhe u lutën, pranë apartamentit ku Bolsonaro është nën arrest shtëpie.
Duke mbajtur Bibla dhe flamuj brazilianë, demonstruesit kënduan himne, u lutën dhe bënë thirrje për ndërhyrje hyjnore, duke pretenduar se gjykata më e lartë e vendit po vepron me paragjykime politike.
Ish-presidenti akuzohet se ka udhëhequr një komplot për të qëndruar në pushtet pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022 ndaj Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva.
Gjyqi ndaj tij, ku do të merret një vendim dhe një dënim, hyn në fazën përfundimtare këtë javë dhe seancat janë planifikuar deri të premten.
Ish-presidenti i ekstremit të djathtë po përballet me pesë akuza. Nëse dënohet nga paneli prej pesë gjyqtarësh, Bolsonaro mund të kalojë dekada pas hekurave.
Ai gjithmonë ka mohuar çdo shkelje, duke e quajtur vazhdimisht gjyqin një sulm të motivuar politikisht.
Shtatë aleatë të tjerë të ngushtë të Bolsonaros po gjykohen së bashku me ish-presidentin, përfshirë ministra dhe uish kandidatin për zëvendëspresident.
Në vendimet e mëparshme gjykata ka konsideruar se Bolsonaro ka rrezik të arratiset, prandaj mban në kyçin e tij një monitor për të mos u larguan nga banesa ku po kalon arrestin.