Në shkollë pa transport të sigurt në Porto Romano/ Prindër e nxënës në protestë: U rrezikohet jeta, shteti t'na dalë për zot, paguajmë taksa!
Heqja e transportit për të dërguar fëmijët në shkollën 9-vjeçare në Porto Romano ka bërë që prindër e nxënës të zonës të ngrihen në protestë, duke bojkotuar mësimin, në ditën e dytë të vitit të ri shkollor.
Të indinjuar nga vendimi i Zyrës Vendore Arsimore të Durrësit, prindërit shprehen se është e pamundur që fëmijët t’i dërgojnë në shkollë me transport publik, pasi u rrezikohet jeta.
Ata thotë se nuk i kanë kushtet dhe mundësitë që të angazhohen vetë për t’i dërguar në shkollë, pasi do të mbeteshin pa punë dhe si të tillë do ta kishin të pamundur sigurimin e jetesës për familjen.
‘Kam dy fëmijë që i dërgoj në shkollë dhe i kemi lënë në shtëpi, pasi një fëmijë i klasës së parë të shkojë me urban publik, pasi s’ka siguri. S’i dërgojmë vete, s’jemi në punë. Po i mbajmë në shtëpi, kemi bërë një ankesë për kërkesën e ZVA, nëse s’kthen përgjigje ne do shkojmë tek instancat më lart’, u shpreh një nën e një fëmijë në klasë të parë.
‘Kam vajzën e djalin në kopsht, u njoftuam 2 ditë para nisjes së shkollës. S’është normale që fëmija të shkojë me urban në shkollë. S’do i dërgojmë në shkollë fare. Ose do mbetemi pa bukë dhe do i dërgojmë vetë’, tha i indinjuar një prind tjetër.
Që kur na erdhi komunikimi që fëmijët do udhëtojnë me transport publik, pa asnjë konsultim. Trasnporti publik duhet të kemi gjendjen, pa kushte e mizerabël, nga mbingarkesa s’e kemi marrë urbanin. Duhet t’i sjellim personalisht, po s’i kemi mundësitë. S’i kam mundësitë ekonomike’, u shpreh një baba.
‘Një ditë pa punë, fëmijët tonë janë 2 ditë pa bukë. S’kemi fëmijë t’i lëmë rrugëve. Vjet e kishim sivjet jo, apo bën çdo gjë shteti për ne, vijnë veç për vota. Është turp të mos shkojë fëmija në shkollë, nëse s’vjen autobusi. Urbani s’ka vende për t’u ulur’, theksoi një prind tjetër i revoltuar nga vendimi i ZVA-së.
Edhe një gjyshe nuk bie dakord me vendimin e ZVA-së që fëmijët të marrin transport publik për të shkuar në shkollë.
‘S’mund të rri në shi dhe erë për të prit urbanin, janë fëmijë të vegjël e s’i përballoj nëse s’vjen autobusi për fëmijë. Këto taksa përse i paguajmë, që të na dalë shteti për zot. Por shteti s’po na përgjigjet për asgjë’.
Nga ana tjetër fëmijët, nuk e fshehin frikën dhe pasigurinë e udhëtimit me transport publik deri në shkollë.
‘Shkolla është prishur dhe nuk e di… s’ka ardhur as autobusi. Urbani mund të jetë autobus i pleqve.'
Jam në klasë të 7. S’është normale. Është gjest i papritur dhe është dita e parë shkollës e s’kemi nis ende shkollë. E dinim që do iknim me autobusë privat por tani me linja, dhe kjo është e padrejtë. Ndihem e rrezikuar, ndodh ndonjë gjë e jemi fëmijë akoma'.