Statistikat e çuditshme/ Shqipëria ka vetëm barazime me Letoninë, sot për të thyer tabunë
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë sot në orën 20:45 në “Air Albania” sfidën e vlefshme për Grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë.
Kuqezinjtë do të synojnë patjetër fitoren, për të mbajtur të ndezura shpresat për kualifikimin në Botëror.
Statistikat e përballjeve direkte
Në historinë mes Shqipërisë dhe Letonisë nuk ka asnjë fitues në pesë përballjet e mëparshme.
Të pesta sfidat e mëparshme zyrtare kanë përfunduar si për çudi në barazim, me skuadrat që kanë shënuar nga gjashtë gola në portat respektive.
Për herë të parë Shqipëria dhe Letonia u ndeshën më 11 nëntor 1992 në Tiranë, për kualifikueset e Kupës së Botës 1994. Ndeshja mbyllej në barazim 1-1, ndërsa në barazim pa gola (0-0) mbyllej sfida e kthimit në Letoni më 15 majin e 1993.
Më 10 shkurt 1998 Shqipëria dhe Letonia barazonin 2-2 në një turne të zhvilluar në Maltë (jo zyrtare).
Më pas dy skuadrat janë përballur në të njëjtin grup për kualifikueset e Euro 2000.
Më 28 prill sfida në Letoni mbyllej 0-0, ndërsa në atë të kthimit në Tiranë dy skuadrat barazuan 3-3 më 4 shtator 1999.
Sfida e fundit u luajt në Riga më 10 qershor të këtij viti, e cila edhe ajo u mbyll në barazim 1-1.
Sot shpresohet që nën drejtimin e Silvinjos të arrihet fitorja e parë ndaj letonezëve.