U ekstradua nga Republika Domenikane, GJKKO lë në burg Vilson Pepën, pjesë e bandës së Çopjave
Gjykata e Posaçme në fuqi arrestin në burg, caktuar më herët në mungesë për Vilson Pepën, i cili u ekstradua nga Punta Cana nga Republika Domenikane në vendin tonë dy ditë më parë.
Në seancën për vlerësimin e masës, Pepa është shprehur përpara gjyqtarit të çështjes se ai donte të vinte vetë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë, raporton gazetari i Syri, Fatjon Gjini.
41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më herët ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bëhet fjalë për hetimin e kryer nga SPAK për dosjen e njohur si “karteli shqiptar i kokainës”, ku u zbulua aktiviteti i vëllezërve Çela me grupin Çopja për trafikimin e 28 ton kokainë nga Amerika Latine në drejtim të BE.