Gjaku nga mishrat e dhëmbëve mund të jetë sinjali i parë i një sëmundjeje serioze, ja çfarë paralajmëron trupi juaj
Një shenjë që shpesh injorohet nga shumica e njerëzve gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundjeje serioze. Mjekët theksojnë se ky simptom nuk është gjithmonë thjesht problem dentar, por shpesh lidhet me çrregullime më të thella në organizëm.
Kur nuk është thjesht higjienë e dobët orale
Në shumicën e rasteve, gjakderdhja nga mishrat lidhet me gingivitin apo periodontitin, sëmundje të mishrave të shkaktuara nga bakteret dhe inflamacioni. Megjithatë, kur problemi përsëritet shpesh dhe nuk lidhet me larjen agresive të dhëmbëve, duhet parë si një sinjal alarmi.
Shenjë e mungesës së vitaminave jetike
Ekspertët paralajmërojnë se gjakderdhja e mishrave shpesh është tregues i mungesës së vitaminës C që çon në dobësim të enëve të gjakut – ose i mungesës së vitaminës K, që ndikon drejtpërdrejt në koagulimin. Në raste të tilla, gjakderdhja nuk është vetëm problem goje, por pasqyrë e dobësimit të sistemit imunitar.
Lidhja me sëmundje të rënda të gjakut
Një nga arsyet më shqetësuese është fakti se gjakderdhja nga mishrat mund të tregojë trombocite të ulëta (trombocitopeni). Kjo gjendje rrit rrezikun e hemorragjive dhe shpesh lidhet me sëmundje të palcës së kockave, probleme me shpretkën, mëlçinë apo sëmundje autoimune.
Sinjal për diabet dhe çrregullime metabolike
Personat me diabet kanë më shumë gjasa të përjetojnë inflamacion dhe gjakderdhje nga mishrat, për shkak të niveleve të larta të sheqerit në gjak që dëmtojnë enët e vogla të gjakut. Shpesh, ky është një nga treguesit e parë që njeriu mund të ketë diabet të padiagnostikuar.
Mesazhi i mjekëve “Mos e injoroni gjakun nga mishrat e dhëmbëve. Ai është një thirrje ndihme nga trupi juaj,” thonë mjekët. Analizat e gjakut dhe vizitat e rregullta tek dentisti mund të shpëtojnë jetën, pasi pas një gjendjeje të thjeshtë dentare mund të fshihet një sëmundje e rëndë sistemike.