Lënia e duhanit sjell urinë e shtuar, por efekti është i përkohshëm dhe i menaxhueshëm
Lënia e duhanit është një sfidë e madhe për shumë njerëz, ndërkohë që një nga pasojat më të zakonshme është rritja e oreksit dhe uria e shtuar. Nikotina, përveç krijimit të varësisë, ka edhe efekt shtypës të oreksit dhe përshpejton metabolizmin e trupit. Kur trupi ndalon marrjen e nikotinës, metabolizmi ngadalësohet dhe ndjenja e urisë bëhet më intensive se zakonisht.
Përveç kësaj, nikotina stimulon prodhimin e dopaminës, hormoni i kënaqësisë, dhe kur ajo mungon, trupi kërkon burime të reja shpërblimi, duke nxitur dëshirën për ushqime të ëmbla dhe kalorike. Shprehia e zakonshme për të pasur diçka në dorë ose gojë shpesh zëvendësohet me ushqim, ndërsa shqisat e shijes dhe nuhatjes përmirësohen, duke bërë ushqimin më tërheqës.
Këto ndryshime hormonale dhe fiziologjike bëjnë që uria të jetë e pashmangshme në këtë periudhë, por ekspertdëshmojnë se ky efekt është i përkohshëm dhe zakonisht zgjat vetëm 2 deri në 4 javë, derisa trupi të adaptohet pa nikotinë.
Menaxhimi i kësaj faze mund të bëhet me ushqime të shëndetshme, aktivitet fizik të rregullt dhe hidratim të mirë, çelës për të kaluar me sukses periudhën e vështirë të lënies së duhanit dhe për të ruajtur shëndetin.