Të fiksuar pas shqiptarëve, klubi i elitës polake paguan 2 milionë euro për sulmuesin

Widzew Lodz ka treguar qartë besimin që ka për futbollistët shqiptarë.

Ishte mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, i pari që i hapi rrugën edhe të tjerëve.

Më pas u transferua Dion Gallapeni dhe Lindon Selahi duke shtuar forcat në mbrojtje dhe mesfushë.

Së fundmi është zyrtarizuar kalimi i Andi Zeqirit.

Tashmë të gjithë repartet kanë lojtarë shqiptarë.

Zeqiri u afrua nga Genk, i cili përfitoi 2 milionë euro.

Kontrata ndërkohë u firmos e vlefshme deri në vitin 2029. Widzew Lodz nuk e ka nisur si duhet kampionatin, pasi numëron 7 pikë pas 7 javësh të luajtura.