‘Dumani lë shumë për të dëshiruar si drejtues’/ Gjoni: Prokurorët e SPAK bëjnë lojëra se s’ka gjyqtarë me këllqe...

Ish-gjyqtari dhe deputeti i zgjedhur i PD, Gjin Gjoni tha se reformimi i sistemit të drejtësisë, është bërë me qëllimin e vetëm, vendosjen e tij nën pushtetin ekzekutiv dhe atë personal të kryeministrit Edi Rama.

Në intervistën për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, duke folur për Reformën në Drejtësi dhe deformimin e saj, Gjoni, dikur edhe vetë pjesë e sistemit dhe një prej më të atakuarve në radhët e magjistratëve, tha se mënyra se si është ideuar reforma, bie në kundërshtim me kartën universale të OKB.

Teksa nuk kurseu akuzat për blerjen e faktori ndërkombëtar gjatë reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke iu referuar këtu ambasadorëve të BE, Gjoni theksoi se në rast se Reforma do t’i lihej Komisionit të Venecias, sot situata në sistem do të ishte e ndryshme nga ajo që po haset.

‘Faktori ndërkombëtar ka qenë totalisht i blerë. S’janë vetëm puthjet por edhe pasputhjet...Ishin vendosur në shërbimin total për transformimin e Reformës së Drejtësisë për keq’.

Lidhur me vizitën e Dumanit në SHBA, përkatësisht në Departamentin Amerikan të Shtetit, Gjin Gjoni thotë se ky takim ishte më shumë një mesazh politik, pasi menjëherë pas këtij takimi u publikua dosja e McGonigal nga Departamenti i Drejtësisë.

‘Sot SPAK dhe Dumani janë në një presion jashtëzakonisht të madh. S’dua të isha në rolin e  tij sot. Është mes zjarrit të SHBA- DASH. Pritja nga DASH është mesazh politik, sepse fill pas takimit, Departamenti i Drejtësisë botoi dosjen. Kanë një lidhje’.

Gjoni u ndal edhe te sulmet e Berishës ndaj Dumanit, që sipas tij nuk janë personale, më shumë se sa mbi mënyrën e rolit të kryeprokurorit si drejtues i SPAK.

Sipas Gjonit, Berisha është në mbrojtje të interesit publik me sulmet ndaj Dumanit, pasi merret me rastet e mos-hetimit të çëhstjeve, mos-hetimit të grupeve kriminale apo dhe mos-hetimin e  zyrtarëve të korruptuar.

‘Sot prokurori i një çështjeje s’i jep llogari drejtuesit. I kanë dhënë të njëjtën pavarësi si gjyqtari. A ka forcën Dumani për të kontrolluar e ndërhyrë? Po ka. Dumani s’është pjesë e dosjes Berisha. Të gjithë mendojnë pse e godet pafund. Në pikëpamjen time s’e ka personale, pasi s’është pjesë e dosjes. Ai s’është marrë as me Krajën e Millonain, që po hetojnë dosjen e tij. Prokurorët e SPAK bëjnë këtë lojë se s’kanë gjyqtarë me këllqe. Duhet edhe vetë gjyqtari në momentin që kalon një cak të caktuar, fillon e tërhiqesh’, theksoi ndër të tjera Gjoni.

Qëllimi ka qenë diku tjetër dhe është arritur, vendosja e drejtësisë nën pushtetin ekzekutiv dhe nën pushtetin personal të Ramës. Ka pasur kundërshtime të hapur sipas parimeve demokratike, në kundërshtim me kartën universale të OKB. Një pjesë brenda e jashtë sistemit mund të dëshmojnë rolin tim dhe goditjen e madhe që kam marrë. Faktori ndërkombëtar ka qenë totalisht i blerë. S’janë vetëm puthjet, por edhe pasputhjet... Ishin vendosur në shërbimin total për transformimin e Reformës në Drejtësisë për keq. Në rast se do i lihej Komisionit të Venecias, sot situata do ishte ndryshe.

Janë 3-4 faktorë, së pari njerëzit për shkak të profesionistëve që s’i kishte, gjykata e prokurori të paplotësuara, së dyti u krijuan shumë organe drejtësie, 3-prurjet e Magjistraturës edhe pse janë shtuar nga akademia socialiste e administrata, janë me lidhje afektive ose pjesë e strukturave të PS, është dëmi më i madh që i bëhet drejtësisë, duhet së 15-2- vjet për t’u bërë  sistemi. 4- Zvarritje e gjykimeve, Apelet po gjykojnë çështje të 2016-‘17, gjyqtarë kanë numër të lartë çështjesh. Ajo që mori konotacion negativ ishte se KLGJ-GJL bënë marrëveshje me fondacione të huaja. S’mundet dhe janë thagma që kanë ndodhur pa shtuar që për të përfunduar një çështje në të gjitha shkallët duhen 14 vjet.

Të pretendosh të shkosh në Evropë me një organ prokurorie, është çmenduri e vetë ambasadorit të BE. Duhet të jemi kritik edhe ndaj BE-së.

Kënvështrimin politik e profesional duha ta trajtoj, si prokuror e si drejtues. A është performanca në nivelin e duhur? Në aspektin e prokurorit s’e them dot për çështjet që ka hetuar e dërguar për gjykim. Nga media rezulton që Dumani, por edhe nga puna që më ka lidhur me të ka qenë në nivel profesional. Si drejtues lë shumë për të dëshiruar. Si kryeprokuror i SPAK s’është në lartësinë e detyrës, sepse SPAK s’është i centralizuar. Sot prokurori i një çështjeje s’i jep llogari drejtuesit. I kanë dhënë të njëjtën pavarësi si gjyqtari. A ka forcën Dumani për të kontrolluar e ndërhyrë? Po ka.

Dumani s’ëhstë pjesë e dosjes Berisha. Të gjithë mendojnë pse e godet pafund. Në pikëpamjen time s’e ka personale, pasi s’është pjesë e dosjes. Ai s’është marrë as me Krajën e Millonain. Prokurorët e SPAK bëjnë këtë lojë se s’kanë gjyqtarë me këllqe. Duhet edhe vetë gjyqtari në momentin që kalon një cak të caktuar fillon e tërhiqesh. Kur jep vendim të drejtë je gjithmonë i paragjykuar. Njerëzit nisin e hamendësojnë. Berisha është në mbrojtje të interesit publik me sulmet ndaj Dumanit. Merret me rastet e mos-hetimit të çështjeve, të grupeve kriminale, zyrtarëve të korruptuar, asnjëherë s’e ka lidhur me veten e tij.

SPAK edhe për arsyet që është krijuar, dy janë elementë kryesor për dhënien e efekteve. 1-luftimi i korrupsionit e zbulimi në nivele të larta, kjo ka dështuar sepse sot për incineratorët s’janë marrë personat përgjegjës. Forca dhe pesha e SPAK del në momentin që merr në pyetje kryeministrin. Sot SPAK dhe Dumani janë në një presion jashtëzakonisht të madh. S’dua të isha në rolin tij sot.  Është mes zjarrit të SHBA- DASH. Pritja nga DASH është sms politik, sepse fill pas takimi, Departamenti i Drejtësisë botoi dosjen. Kanë një lidhje. Aspekti i 2, krijimi i SPAK, krimi zgjedhor. Masakra zgjedhore që është bërë në Shqipëri ka kaluar përmasa të mëdha në këto 34 vite.