VIDEO/ Fitorja e pabesueshme e Italisë me Izraelin mbyllet me sherr

Ndeshja mes Izraelit dhe Italisë kishte një fund të çmendur, pasi u vulos me 9 gola dhe një sukses dramatik 5-4 falë një rrjete të tundur nga Tonali në shtesë.

Dhe në fund lojtarët e dy skuadrave nuk mbajtën dot nervat.

Donaruma ishte fillimisht ai i cili iu kundërvu lojtarëve izraelitë, ndërsa më pas në fushë hyri edhe trajneri Gatuzo, i cili iu drejtua Turgeman me një “qepe gojën” kërcënues.

Situata nuk po qetësohej dhe pati një përplasje mes lojtarëve të të dy skuadrave.

Këtë radhë, Gatuzo ndërhyri duke larguar lojtarët e tij, për të vendosur përfundimisht paqen në fushë dhe duke çuar futbollistët të merrnin duartrokitjen poshtë tribunës së tifozëve.

https://streamin.one/v/84d78116