“Retorika autoritare dhe veprimet shtypëse të Presidentit Vuçiç janë një tradhti ndaj aspiratave të qytetarëve për një të ardhme demokratike dhe evropiane,” theksojnë nënshkruesit. Ata paralajmërojnë se nëse BE nuk reagon, do të legjitimojë më tej një regjim që po e zhyt Serbinë në autokraci dhe po minon stabilitetin e rajonit.

Apeli mbyllet me një thirrje të qartë: Bashkimi Evropian duhet të mbrojë qytetarët e Serbisë, të qëndrojë kundër kërcënimeve autoritare të Vuçiçit dhe të mos lejojë që një vend kandidat të shkelë pa pasoja standardet bazë të demokracisë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/20/auto_auto_Vucic-217434265041755687517.jpg", "width": 900, "height": 552 } }

Partia e Gjelbër Evropiane i kërkon BE të ndëshkojë autokracinë e Vuçiçit: Serbia drejt diktaturës

Pesë anëtarë të lartë të Partisë së Gjelbër Evropiane i janë drejtuar sot udhëheqësve të Bashkimit Evropian me një apel urgjent për të dënuar publikisht sjelljen skandaloze të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, të cilin e akuzojnë për kërcënime, frikësim, fushata dezinformimi dhe retorikë autoritare kundër politikanëve evropianë dhe aktorëve demokratikë.

Në një letër të përbashkët, të publikuar nga bashkëpresidentja e të Gjelbërve Evropianë, Vula Ceci – vetë një nga viktimat e sulmeve verbale të Vuçiçit – drejtuesit e BE-së, Ursula von der Leyen, Roberta Mezzola dhe Antonio Costa, paralajmërohen se Serbia po largohet me shpejtësi nga vlerat evropiane dhe se qytetarët serbë po shtypen nga një regjim gjithnjë e më represiv.

Vuçiç, i cili gjatë një fjalimi televiziv më 5 shtator ofendoi delegacionin e të Gjelbërve duke i quajtur “plehra” dhe duke i kërcënuar me ndjekje penale, akuzohet nga eurodeputetët se po sulmon hapur demokracinë evropiane dhe liritë civile në Serbi. “Bashkimi Evropian nuk mund të heshtë përballë autoritarizmit dhe fushatave të dezinformimit. Këto janë veprime të papranueshme për një vend kandidat për anëtarësim në BE,” thuhet në letër.

Në dokument nënvizohet se gjatë dhjetë muajve të fundit, Serbia ka përjetuar protestat qytetare më të fuqishme në dekada – studentë, mësues, punëtorë, artistë dhe të rinj kanë dalë masivisht në rrugë duke kërkuar llogaridhënie dhe demokraci. Por në vend të dialogut, regjimi i Vuçiçit ka zgjedhur dhunën, frikësimin dhe propagandën.

Sipas të Gjelbërve Evropianë, Serbia si vend kandidat për BE ka detyrim të respektojë lirinë e fjalës, lirinë e tubimit dhe rolin e medias së pavarur, por në praktikë po ndodh e kundërta: opozita shtypet, protestuesit kërcënohen dhe gazetarët kritikë persekutohen.